Fenerbahçe – Basaksehir, Muriqi startues i padiskutueshëm

Futboll

Fenerbahçe – Basaksehir, Muriqi startues i padiskutueshëm

Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:05
Vedat Muriqi

Fenerbahçe do të përballet me Basaksehirin në ndeshjen derbi të xhiros së 19 në Superligën e Turqisë.

Vendasit kanë publikuar formacionin startues, dhe aty s’kishte si të mungonte luani i Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi do t’i prij sulmit të Fenerbahçes dhe do të jetë rreziku kryesor për ekipin kundërshtar.

Momentalisht Fenerbahçe gjendet në vendin e pestë me 34 pikë, ndërsa Basaksehir është i dyti me dy pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat