Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin! - Bota Sot
Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin!

Futboll

Milan përgatit blerjen e radhës, nisin bisedimet për mesfushorin!

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:19
Milan

Milan vijon të jetë aktiv këtë merkato, me kuqezinjtë që pasi kanë afruar lojtarë si Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, tashmë kërkojnë të fokusohen te talentet. I pari në listën e drejtuesve kuqezi është Florentino, portugezi i cili luan me Benficën.

Sipas raportimeve të fundit nga “Milannews.it”, Maldini dhe Boban kanë nisur bisedimet me klubin luzitan për të kërkuar huazimin e mesfushorit 20-vjeçar deri në fund të sezonit në “San Siro”.

Përveçse me drejtuesit e Benficës, kuqezinjtë kanë biseduar edhe me agjentin e Florentinos, i cili thuhet se ishte dakord me një kalim në Itali. Tashmë, mbetet për t’u zgjidhur ngërçi me Benficën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat