Cavani refuzon gjigantin evropian - Bota Sot
Cavani refuzon gjigantin evropian

Futboll

Cavani refuzon gjigantin evropian

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:38
Edinson Cavani

Edinson Cavani raportohet të ketë refuzuar ofertën e Manchester United teksa po përgatitet për t’i dhënë fund karrierës së tij te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi veteran ka kontratë me PSG, e cila skadon në fund të sezonit, dhe i ka komunikuar klubit se nuk ka ndërmend të rinovojë dhe madje kërkon të largohet që në janar.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur për të afruar një sulmues në afatin kalimtar të dimrit pas dëmtimit të Marcus Rashford, por mesa duket Cavani ka vendosur të shkojë tek Atletico Madridi, aty ku Diego Simeone po e kërkon me ngulm.

Cavani ka refuzuar një ofertë të majme nga United, teksa nuk ka zbritur në fushë që prej 12 janarit për PSG.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat