Setien flet pas humbjes: Lojtarët u përkushtuan, por ka gjëra që nuk janë kuptuar!

Futboll

Setien flet pas humbjes: Lojtarët u përkushtuan, por ka gjëra që nuk janë kuptuar!

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:44
Quique Setien

Quique Setien pësoi humbjen e parë në ndeshjen e dytë në La Liga që drejton Barcelonën. Këta të fundit u mposhtën 2-0 nga Valencia në “Mestalla” dhe trajneri foli për mediat pas disfatës.

“Pjesa e parë nuk ishte fare e mirë nga ne. Valencia pati shumë mundësi prej gabimeve tona. Nuk ka qenë mungesë përqendrimi, sepse lojtarët i pashë të përkushtuar në fushë.

Janë disa gjëra që lojtarët ende nuk po i interpretojnë siç duhet, ose ndoshta nuk ia kemi shpjeguar mirë. Kjo që u pa sot nuk i pëlqen askujt. Po rishikojmë pozicionin e disa lojtarëve.

Tjetër gjë është ta kuptosh në stërvitje dhe kur flitet dhe tjetër gjë është ta bësh në fushë atë gjë. Ka gjëra që nuk janë kuptuar”, përfundoi trajneri i katalanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat