'“Luftë' jashtë stadiumit

Futboll

'“Luftë' jashtë stadiumit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:53
'“Luftë' jashtë stadiumit

Përballja e sotme midis Barcelonës dhe Valencias është shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme midis ultrasve të të dyja kampeve.

Jashtë stadiumit “Mestaja” tifozët fanatikë të Valencias dhe Barcelonës janë konfliktuar dhunshëm me njëri-tjetrin duke goditur me karrige, shufra, flakadanë etj. Sipas informacioneve të fundit të mediave spanjolle, është arrestuar një anëtar i ultrasve të Barcelonës “Boixos Nois”, ndërsa u identifikuan dhe 60 persona të tjerë.

Në orët e ardhshme, pritet të kryhen arrestime të shumta nga të dyja kampet e ultrasve të Valencias (Yomus) dhe Barcelonës (Boixos Nois).

Pamjet e filmuara nga mediat iberike janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat