Gjilani mposhtet nga Çeliku i Zenicës

Futboll

Gjilani mposhtet nga Çeliku i Zenicës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:58
Gjilani mposhtet në testin e fundit në Antalia

Gjilani ka pësuar humbje në takimin e sotëm kontrollues kundër skuadrës boshnjake, NK Çeliku nga Zenica me rezultat minimal 1:0.

"Golin e vetëm në ndeshjen e sotme e realizoi futbollisti i NK Celik Zenica, Zuna, i cili në minutën e 12' në pjesën e parë, i dha fitore skuadrës boshnjake në këtë takim miqësor, të zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Ndeshja e sotme do të jetë ndeshja e fundit kontrolluese në Antalia, pasi skuadra e Gjilanit ditën e nesërme rikthehet në Gjilan, vend ku do ti vazhdoj stërvitjet para fillimit të garave në pjesën pranverore të edicionit 2019/2020.

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, në takimin e sotëm startoi me këta futbollistë: Haxhihamza,Kastrati,Veliu,Frashëri, Ferreira,Shabani,Useini,Jonuzi,Progni, Nikac, Busic", njofton SC Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat