Harrojeni Muriqin, Florent Hasani ka realizuar një eurogol

Futboll

Harrojeni Muriqin, Florent Hasani ka realizuar një eurogol

Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:42
Pamje nga ndeshja

Ekipi i reprezentuesit kosovar Florent Hasanit, DVTK në Hungari ka shënuar fitore ndaj Zalaegerszegit me rezultat 3:1.

Hasani luajti tërë ndeshjen madje duke realizuar gol në minutën 90+2.

Nga një distancë e largët, Hasani goditi për ta mposhtur portierin kundërshtar dhe duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat