Mourinho flet për situatën e Eriksen

Futboll

Mourinho flet për situatën e Eriksen

Më: 25 janar 2020 Në ora: 22:13
Christian Eriksen

Mourinho është i zhgënjyer me Interin për Eriksenin, i cili vazhdon të mos e dijë të ardhmen.

Jose Mourinho hapur e ka fajësuar Interin për vonesën e negociatave për Christian Eriksen, në ditët e fundit të merkatos së janarit.

La Gazzetta dello Sport raporton se takimi i parë ka ndodh me 22 nëntor, ndërsa sot në fund të janarit, ende s’ka marrëveshje.

Spurs kërkojnë të paktën 20 milionë euro, befasisht Interi nuk dëshiron të shpenzojë aq para, edhe pse të gjithë i njohin cilësitë e Eriksen.

“Nuk dua të them asgjë”, tha fillimisht Mourinho.

“Dua të them vetëm se kjo situatë nuk është dashur të ndodhë me 25 janar. Dhe nuk është faji i Tottenham që me 25 janar gjendemi në këtë situatë”.

“E vetmja gjë që mund të them është se që kur kam ardhur, Eriksen po sillet në mënyrë shumë, shumë profesionale. Tottenhami është i fundit që duhet fajësuar për këtë situatë, por të jemi në këtë situatë me 25 janar, nuk është aspak e mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat