Kujt ia dedikon golin e sotëm Vedat Muriqi?

Futboll

Kujt ia dedikon golin e sotëm Vedat Muriqi?

Më: 25 janar 2020 Në ora: 23:15
Vedat Muriqi

Shtatlarti Vedat Muriqi, arriti ta shënoj një super gol sot në ndeshjen Fenerbahce – Istanbul Basaksehir, e cila përfundoi me rezultat 2:0.

Golin që e realizoi në minutën e 86-të, luani kosovar ia dedikon ish-futbollistit Miraç Can i cili vdiq si pasojë e tërmetit.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”.

” Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme,”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat