Zbulohen klauzolat më të mëdha në futboll – Nga Benzema, te Messi e Felix, shifra të frikshme

Futboll

Zbulohen klauzolat më të mëdha në futboll – Nga Benzema, te Messi e Felix, shifra të frikshme

Më: 25 janar 2020 Në ora: 23:26
Benzema, Messi e Felix,

Klauzolat më të mëdha të lirimit në futbollin botëror janë zbuluar dhe jo çuditërisht shumica e lojtarëve janë të Barcelonës apo Real Madrid.

Mediumi i njohur beIN Sports ka zbuluar klauzolat e lirimit të futbollistëve, ku lojtari me klauzolën më të madhe në botë është sulmuesi i Realit, Karim Benzema.

Francezi ka qenë një lojtar integral që nga arritja në Santiago Bernabeu në 2009 dhe ka një klauzolë tronditëse prej 1 miliard eurosh.

Pas yllit francez gjendet sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann me klauzolë prej 800 milionë eurosh, ndërsa treshja mbyllet me Luka Modric dhe Brahim Diaz të Real Madridit me nga 750 milionë euro.

Në listë gjenden edhe yje tjera të Realit dhe Barçës, si Messi, Toni Kroos, Isco, Gerard Pique dhe ai i Atletico Madridit, Felix.

Më poshtë mund të shikoni listën me lojtarët me klauzolat më të larta:

7.Joao Felix (Atletico Madrid) – 350 milionë euro

6.Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Arthur dhe Frenkie de Jong (Barcelona) – 400 milionë euro

5.Gerard Pique, Sergi Roberto, Sergio Busquets, Gareth Bale, Toni Kroos dhe Dani Ceballos (Barcelona dhe Real Madrid) – 500 milionë euro

4.Lionel Messi, Vinicius Junior, Isco dhe Marco Asensio (Barcelona dhe Real Madrid) – 700 milionë euro

3.Luka Modric dhe Brahim Diaz (Real Madrid) – 750 milionë euro

2.Antoine Griezmann (Barcelona) – 800 milionë euro

1.Karim Benzema (Real Madrid) – 1 miliard euro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat