Simeone habit, vendos titullar “dështimin” e Interit!

Futboll

Simeone habit, vendos titullar “dështimin” e Interit!

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:16
Simeone

Atletico Madrid do të provojë të lërë pas turpin e eliminimit nga Copa del Rey, teksa pret në shtëpi Leganes. Në kuadër të sfidës, trajneri Simeone ka zgjedhur edhe formacionin titullar, ku bie në sy aktivizmi si titullar i Sime Vrsaljko.

Kroati u mor vitin e shkuar me bujë nga Inter, por aventura e tij te zikaltrit nuk zgjati më shumë se 4 muaj, pasi u dëmtua dhe u kthye në Madrid. Kështu, pas shumë kohësh ai merr një shans në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Marcos Llorente gjithashtu do të jetë titullar, së bashku me Thomas në mesfushë. Nga krahët luajnë Saul dhe Correa, ndërsa në sulm Felix-Morata.

Image
Formacioni
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat