Shearer: Kur je spektator nevrikosesh shumë

Futboll

Shearer: Kur je spektator nevrikosesh shumë

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:31
Shearer: Kur je spektator nevrikosesh shumë

Alan Shearer është një nga legjendat futbollit anglez, i cili provoi të debutonte që në moshën 17-vjeçare me Southampton.

Ishte sezoni i tij i parë me “Shenjtorët, kur ish-sulmuesi pati mundësinë të debutonte me Anglinë dhe ta niste me këmbë të mbarë, duke i shënuar Francës.

“Ishte një miqësore, por jo për mua. Ishte pika e kthesës për jetën time”, thotë sot Shearer, i cili më vonë edhe u bë kapiten i Anglisë.

Karriera e tij në klube u pasua me një eksperiencë te Blacburn Rovers, ku për katër vite shënoi 112 gola dhe më pas iu bashkua Newcastle United. Një dekadë me qymyrxhinjtë, dëmtime të shumta dhe 148 gola. Shearer është krenar dhe në një intervistë ekskluzive për “The Sun” ai ka rrëfyer si e priti ftesën nga Anglia, emocionet që përjetoi, foli për vendimin më të vështirë të karrierës dhe zbuloi edhe formacionin më të mirë të lojtarëve me të cilët ka luajtur te Anglia. Sigurisht mes tyre ka shumë yje.

Ftesa dhe debutimi – “Nuk do ta harroj debutimin. Ndjej sikur të ishte dje: 19 shkurt 1992, kundër Francës në stadiumin ‘Wembley’, të vjetrin. Më erdhi një ftesë surprizuese, nga trajneri i atëhershëm, Graham Taylor. isha në shtëpinë time në Southampton. isha thjeshtë një djalë i ri që po bëja mirë në ekipin e parë atë sezon.  Sytë e mi ishin në TV me teletekstin e vjetër, diçka që më bën të ndihem shumë i vjetër tani. Thjesht po shikoja. Shpresoja dhe lutesha dhe atëherë më erdhi një telefonatë ndaj shefi i ‘Shenjtorëve’, Ian Branfoot”, raporton abcnews.

“Nuk isha i sigurt çfarë dhe kë të besoja. ishte një nga ato momente kur mendon se dikush po luan me ty. Mendoja vetëm ‘Zot, të lutem të jetë e vërtetë’.  Ishte një ndjenjë e pabesueshme kur Taylor më tha se do ta nisja nga fillimi kundër Francës. Do luaja përballë një ekip të jashtëzakonshëm, me emra si Laurent Blanc, Didier Deschamps dhe Eric Cantona. ta nuk ishin mundur prej 20 ndeshjesh. E gjithë familja erdhi të më shihte dhe para fundit të pjesës së parë shënova. Gary Lineker shënoi edhe të dytin dhe ne fituam 2-0. ishte një ndeshje dhe ditë perfekte për mua”.

Emocionet – “Ishte vetëm një miqësore, por nuk e ndjeva si të tillë. E ndjeva si një mundësi ndryshimi jete për mua. Mund të kujtoj çfarë që më tha trajneri para ndeshjes: ‘Ju kam zgjedhur prej formës që po kaloni me Saouthampton, kështu që mos provo të bësh diçka ndryshe”. Besimi që më dha më qetësoi dhe menjëherë u ndjeva mirë me fanellën e Anglisë. Po ecja në fushë, ku ishin 21 lojtarë përreth dhe shumë prej tyre emra të mëdhenj. Kisha luajtur kundër tyre, por t’i kisha shokë skuadre ishte diçka frikësuese”.

“Gjithsesi u ndjeva mirë. Nuk isha shumë nervoz, ishte më shumë një ndjenjë shumë e mirë. Kisha debutuar 17 vjeç te Southampton dhe e mendova se ishte një hap logjik për mua. Gjithmonë kisha shpresuar të luaja për vendin tim, por kurrë s’e kisha menduar që do të bëhesha kapiten. Ishte absolutisht pika më e lartë e karrierës. Glenn Hoddle ma dha shiritin pas tre ndeshjesh, pasi nuk donte të ndikonte në rekordin tim të shënimit të golave.  Shënova që në ndeshjen e parë si kapiten”.

Kulmi dhe vendimi i vështirë – “Të kem emrin tim mes emrave më të mëdhenj është me të vërtetë një privilegj. Kulmi i karrierës time ishte fitorja kundër Holandës në Euro 1996. Ishte atmosfera më e mirë në të cilën unë kam luajtur ndonjëherë. Nuk kam dyshime për këtë. Kur u tërhoqa në vitin 2000, ishte një nga vendimet më të vështira të jetës sime. ishte një gjë e tmerrshme për t’u bërë. Nuk mund të vazhdoja me Anglinë dhe Newscastle, për shkak të tre dëmtimeve serioze njëri pas tjetrit.  U bëra më i ngadaltë dhe loja ime duhet të ndryshonte. Ishte vendimi i duhur, në fund të fundit”.

Anglia aktuale – “Jam si çdo njeri tjetër, më pëlqen t’i shoh ata duke luajtur. Veçanërisht në turnetë madhorë, që më sjellin mua shumë kujtime të bukura. Është ndryshe nga koha kur luaja. Tani e kam kuptuar se kur je spektator nevrikosesh shumë. Nuk mund të bësh asgjë për të ndihmuar në lojë. Gradualisht, me siguri Anglia po bëhet më e mirë në drejtimin e Gareth Southgate. Uroj të bëjë histori me ta dhe t’i çojë në nivel tjetër këtë verë në Europian”, përfundon Shearer rrëfimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat