Milan ia cakton çmimin Piatekut

Futboll

Milan ia cakton çmimin Piatekut

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:43
Krzysztof Piatek

Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milan.

Janari mund ta largojë yllin polak, Piatek, nga skuadra e Milan, pasi lojtari duket se nuk ka më vend në planet e Pioli.

Disa skuadra kanë shfaqur interesim për befasinë e sezonit të kaluar në Serie A, dhe ‘Rosoneri’ tashmë i kanë caktuar çmimin atij.

30 milionë është vlera që Milan i ka vënë lojtarit, bën të ditur ‘Calciomercato’.

Tottenham Hotspur, Crystal Palace dhe Newcastle United janë të interesuara për shërbimet e polakut.

Milan ka bërë të ditur se lojtari nuk jepet në formë huazimi, por duhet paguar për transferimin e plotë të kartonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat