Manchester Unitedi është duke shikuar një zëvendësues për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pas rezultateve jo të kënaqshme të këtij të fundit.
Daily Mail raporton se në vend të Solskjaerit “Djajtë e Kuq” mund ta sjellin trajnerin e kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate.
Southgate mund të bëhet trajner i Unitedit pas përfundimit të Euro 2020.
Derisa një emër tjetër që mund të marrë drejtimin e Unitedit është edhe ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino.