Mungesa e gjatë, zbulohet kur rikthehet Hazard!

Futboll

Mungesa e gjatë, zbulohet kur rikthehet Hazard!

Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:40
Eden Hazard

Real Madridi afroi me bujë në merkaton e verës Eden Hazard. Belgu nuk ka luajtur shumë këtë sezon dhe kontributi i tij nuk ka qenë ai që pritej. Sulmuesi u prek shumë nga dëmtimet, ndërsa mungon prej nëntorit. 

Dëmtimi i tij ka shqetësuar jo pak drejtuesit spanjoll, ndërsa më në fund ka një datë për rikthimin e tij. Mediet spanjolle bëjnë me dije se 29-vjeçari pritet të rikthehet gati për ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit. Takim ky shumë i rëndësishëm që do të luhet më 1 shkurt. 

Zidane e pret me padurim rikthimin e lojtarit, pasi do të ketë një armë më shumë në sulm. Francezi nuk po vuan, por gjithsesi dihen vlerat e Hazard dhe cilësisë që rrit në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat