“Respekt për tifozët e Interit, por atje më kanë trajtuar keq”, Nainggolan reagon pas golit!

Futboll

“Respekt për tifozët e Interit, por atje më kanë trajtuar keq”, Nainggolan reagon pas golit!

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:10
Radja Nainggolan

 

Radja Nainggolan mori hak ndaj Interit dhe sidomos trajnerit Conte, i cili sapo erdhi në Milano “e flaku” belgun nga ekipi.

Mesfushori shënoi ditën e sotme golin e barazimit për Cagliarin dhe pas sfidës foli për “DAZN”, ku dhe një herë theksoi respektin që ka për tifozët e Interit.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe dhe e kemi merituar këtë barazim.

Goli? Ndjej shumë respekt për tifozët e Interit dhe për ish-shokët e mi, por nga një anë jam i lumtur. Jam ndjerë i keqtrajtuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat