Pas heroizmit të Rrahmanit, Verona po shkatërron Leccen

Futboll

Pas heroizmit të Rrahmanit, Verona po shkatërron Leccen

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:51
Ilustrim

Hellas Verona tashmë po avancon 2-0 kundër Lecces në shtëpi. 

Pawel Dawidowitz shënoi golin e parë për ekipin veronez që udhëhiqet nga Ivan Juriq ndërsa të dytin e shënoi Matteo Pessina.

Por, të dy këta gola erdhën pas heroizmit të kapitenit të kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Ishte sulmuesi kundërshtar Gianluca Lapadula ai që përmes një depërtimi fantastik kaloi edhe portierin Silvestri dhe u ndodh përballë portës së vetme për të shënuar.

Dhe, me kohë i vendosur në portë ishte Amir Rrahmani i cili e kishte pritur me gjoks goditjen e ish sulmuesit të Milanit.

Përveç kësaj ndërhyrjeje, Rrahmani kishte qenë vendimtar edhe në dy raste të tjera duke larguar topat e Lecces që po sulmon dëshpërimisht pasi i vyen fitorja me çdo kusht për të pasur gjasa për të luftuar për ekzistencë.

Me këto trip ikë, Hellas Verona do të ngjitej në pozitën e nëntë me 29 pikë, ose vetëm 2 më pak se AC Milan në vendin e gjashtë, pozitë që shpie në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat