Futbollisti Edon Zeqiri nuk është pjesë e Flamurtarit të Prishtinës. Mesfushorit i ka skaduar kontrata me klubin kuqezi dhe tani është në negociata me disa klube tjera.
Brenda klubit kuqezi konfirmojnë ndarjen dhe i janë mirënjohës futbollistit për kontributin e dhënë, po ashtu edhe ky i fundit për kolektivin.
“Ai është në kërkim të një sfidë te re, të një skuadre të re, i dëshirojmë suksese”, tha Arbnor Morina, drejtor i KF Flamurtarit.
Zeqiri është i gatshëm për sfida të reja, një mesfushor me përvojë që ka luajtur edhe në disa ekipe tjera të Kosovës.