Shqiptarët e Veronës e mposhtën Leccen

Futboll

Shqiptarët e Veronës e mposhtën Leccen

Nga: K. G. Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:56
Shqiptarët e Veronës e mposhtën Leccen

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani dhe ai i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, me Veronën e demoluan me rezultat 3:0 Leccen, në ndeshjen e javës së 21-të të Serie A.

Futbollistët shqiptarë luajtën titullarë, dhanë maksimumin dhe iu gëzuan kësaj fitore të madhe, e cila i stabilizon në mesin e renditjes.

Golat i shënuan Dawidowicz (19'), Pessina (34') e Pazzini (86').

Verona është në vend të nëntë me 29 pikë, kurse Lecce e 17-ta me vetëm 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat