Mbrëmje katastrofë për Milot Rashicën dhe Werderin

Futboll

Mbrëmje katastrofë për Milot Rashicën dhe Werderin

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:20
Mbrëmje katastrofë për Milot Rashicën dhe Werderin

Hoffenheimi është ndër skuadrat më të papërshtatshme në Bundesliga I. Kjo skuadër triumfoi me rezultat 3:0 në stadiumin “Weserstadion” në Bremen, kundër Werderit të Milot Rashicës.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Rashica, me Werderin patën një mbrëmje katastrofë, duke pësuar humbje që ia përkeqëson edhe më shumë renditjen në tabelë.

Rashica luajti standard por të pafuqishëm ndaj mysafirëve.

25 minutat e fundit ishin katastrofë për vendasit, kur mysafirët shënuan tri herë përmes Kaderabek (65'), Baumgartner (79'), Adamyan (83'). Hoffenhjemi renditet në vend të shtatë me 30 pikë, ndërsa Werder është i 16-ti me 17 pikë, në zonën e rrezikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat