Ademi, Zhegrova me Baselin pësuan humbje në derbin e Zvicrës

Futboll

Ademi, Zhegrova me Baselin pësuan humbje në derbin e Zvicrës

Nga: K. G. Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:56
Ademi, Zhegrova me Baselin pësuan humbje në derbin e Zvicrës

Young Boys triumfoi me rezultat 2:0 kundër Baselit, në derbin e madh të Zvicrës.

Ndeshja u luajt në stadiumin "Stade de Suisse" në Bernë, por Baseli nuk ia doli të kthehet me pikë, në radhët e të cilës standardë u paraqitën Kemal Ademi e Edon Zhegrova. Ademi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të.

Nsame (39' e Hoarau (79') shënuan për fitoren e Young Boysit.

Pas javës së 19-të, Young Boys udhëheq renditjen me 41 pikë, ka katër me shumë se Baseli në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat