Voca shënon, asistojnë Kryeziu dhe Kololli në Zvicër

Futboll

Voca shënon, asistojnë Kryeziu dhe Kololli në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:57
Voca shënon, asistojnë Kryeziu dhe Kololli në Zvicër

Luzerni importon tri pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me 3:2 Zurich-ut, në takimin e parë të pjesës së dytë të kampionatit përkatësisht të javës së 19-të të elitës së futbollit zviceran.

Reprezentuesit e Kosovës ishin në formë, si Idriz Voca që shënon dhe Mirlind Kryeziu e Benjamin Kololli që asistuan. Në minutën e 5-të, Schonbachler shënon për epërsinë 1:0 të Zurich-ut falë asistimit të Kryeziut.

Në minutën e 13-të, Voca nga rreth 20 metra shënon gol të bukur për Luzernin dhe për barazimin 1:1 të Luzernit.  Kololli asistoi në minutën e 78-të për Kramer që ngushton humbjen në 2:3. Për Zurich-un luajtën titullarë Toni Domgjoni,  Mirlind Kryeziu, si dhe Benjamin Kololli nga minuta e 57-të, ndërsa për Luzernin Idriz Voca. Domgjoni e Kryeziu u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 7-të përkatësisht të 29-tën.

Për Zurich-un shënuan Schonbachler (5'), Kramer (78') dhe për Luzernin Voca (13'), Maros (25') e Margiotta (27'). Zurich është në pozitën e pesë me 30 pikë, kurse Luzerni renditet në vend të tetë me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat