Zidane lë në shtëpi yllin e skuadrës për ndeshjen ndaj Valladolid

Futboll

Zidane lë në shtëpi yllin e skuadrës për ndeshjen ndaj Valladolid

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:28
Vinicius Junior

Vinicius Junior nuk do të jetë i disponueshëm për Zinedine Zidane për ndeshjen e Real Madrid në Real Valladolid sot në mbrëmje, pasi francezi vendosi të linte anësorin brazilian jashtë skuadrës për ndeshjen e sontme.

Përveç Vinicius, Zidane ka vendosur gjithashtu të mos grumbullojë edhe Brahim Diaz, heroin e Kupës së Mbretit në mesjavë, dhe Mariano Diaz.

Ka tre lojtarë të dëmtuar – Gareth Bale, Marco Asensio dhe Eden Hazard – ndërsa Dani Carvajal është i pezulluar.

Skuadra e 19 lojtarëve të Real Madrid është si vijon:

Portierët: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtësit: Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho Fernandez, Marcelo, Ferland Mendy.

Mesfushorët: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, James Rodriguez, Isco.

Sulmuesit: Karim Benzema, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Rodrygo Goes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat