Supergol i shqiptarit në Spanjë

Futboll

Supergol i shqiptarit në Spanjë

Më: 26 janar 2020 Në ora: 19:41
Supergol i shqiptarit në Spanjë

Mirandes i sjell fat Armando Sadikut.

Ndaj kësaj skuadre në fazën e parë, futbollisti shqiptar shënoi golin e tij të parë me fanellën e Malagas dhe sërish ndaj Mirandes arriti të gjente golin e tij të 8-të sezonal duke u zhbllokuar pas një periudhe 3-javore pa gol.

Ishte finalizim vërtet spektakolar i Armando Sadikut në minutën e 65-të, një gol që i çoi shifrat në 2:1 në favor të Malagas ndaj Mirandes.

Sadiku shfrytëzoi një krosim nga krahu i djathtë i sulmit të andaluzianëve dhe me një goditje të menjëhershme me kthesë realizoi një gol fantastik. Megjithatë finalizimi i Sadikut nuk i mjaftoi Malagas që barazoi 2:2 ndaj Mirandes një ndeshje të cilën Keidi Bare e ndoqi sërish nga tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat