Nuk ka fitues në derbin lokal: Roma dhe Lazio ndajnë pikët në Olimpico

Futboll

Nuk ka fitues në derbin lokal: Roma dhe Lazio ndajnë pikët në Olimpico

Më: 26 janar 2020 Në ora: 20:14
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pa fitues derbi lokal në mes të Romës dhe Lazios që u zhvillua në kuadër të javës së 21-të në Serie A, pasi ndeshja u mbyll 1-1.

Që të dyja golat u shënuan në pjesën e parë, derisa dy skuadrat tentuar t’i merrnin pikët e plota, por në fund u mjaftuan me nga një.

Pas vetëm 26 minutash lojë në Olimpico, Roma kaloi në epërsi me golin e Edin Dzekos që u shërbye mjaftë mirë nga Bryan Cristante.

Por, epërsia e Giallorossëve nuk zgjati shumë, shkaku që Lazios i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Francesco Acerbi (34’).

Roma mund të thuhet se e dominoi 45 minutëshin e parë, derisa në të dytin kishim një tjetër pamje.

Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, por skuadrat shpërdoruan rastet dhe nuk arrinin të shënonin kur ishin vetëm me portier.

Lazio ishte skuadër më e kujdesshme se në pjesën e parë, duke mos lënë shumë hapësira në mbrojtje.

Pas javës së 21-të, Lazio gjendet në vendin e tretë me 46 pikë, ndërsa Roma në të katërtin me 39.

Në xhiron e 22-të, lacianët SPAL-in do të kenë punë me, ndërsa romakët do të takohen me Sassuolon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat