Kryetari i Trepçës 89’ tregon veprimet që do t’i marrin pas Kuvendit Zgjedhor të mbajtur nga FFK

Futboll

Kryetari i Trepçës 89’ tregon veprimet që do t’i marrin pas Kuvendit Zgjedhor të mbajtur nga FFK

Më: 27 janar 2020 Në ora: 18:20
Abedin Zeka

Përfaqësuesi i Trepçës ’89, Abedin Zeka ka folur në lidhje me Kuvendin Zgjedhor që është mbajtur sot nga FFK-ja.

Sipas Zekës në këtë kuvend ka pasur shkelje të statutit andaj Trepça 89’, do të dorzojë ankesa në të gjitha institucionet.

“Trepça do të marrë vendime, do të shkojmë me dorzu në të gjitha institucionet ankesën, pasi që kjo është vjedhje, kur e shkelin statutin, çfarë duhet të presim ne pastaj”, u deklarua kryetari i klubit mitrovicas.

Abedini vazhdoi duke thënë “Ne kërkojmë të drejtat tona, këta ozurpatorë e kanë kap Federatën, dhe u pa qartë që klubet e Superligës e ngritnin zërin, kurse disa të tjera që nuk kanë të drejtë të kenë delegatë ishin prezente, ka pasur mjaftë shumë shkelje”.

Po ashtu ai tregoi së këta drejtues nuk kanë interes tjetër përveq posteve të tyre,

“Nëse këta vendosin që ta qojnë futbollin përpara duke larguar donator atëherë le ta qojnë, këtyre nuk po ju interesojka kurgjo veq karrika”.

Përfaqësuesi i Trepçës 89’ tregoi se në këtë kuvend ata janë pritur edhe nga Policia dhe sigurimi, “Na kanë pritë me Polici me sigurim, na kontrollojshin në korridor, as para luftë nuk ka ndodhur kjo” përfundoi Abedin Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat