Akuza e rëndë e legjendës: Berlusconi më vodhi Topin e Artë

Futboll

Akuza e rëndë e legjendës: Berlusconi më vodhi Topin e Artë

Më: 27 janar 2020 Në ora: 18:52
Berlusconi

Ka qenë një legjendë e futbollit portugez, duke koleksionuar 41 ndeshje dhe tetë gola me fanellën e kombëtares. Po flasim për Paulo Futre, i cili është kthyer të flasë për Topin e Artë të 1987-ës, që iu hoq nga duart nga Ruud Gullit.

"Pyeta Berlusconin sesi arriti të ma hiqte nga duart atë Top të Artë, jam i sigurt se ka patur gisht... ", ka thënë Futre në një intervistë të dhënë për lin Youtube, Idolos.

"Gjithsesi, unë nuk besoj në këto çmime dhe i quaj 'Çmimet e turpit'. Modric, për shembull, nuk do ta kishte fituar kurrë Topin e Artë nëse Cristiano Ronaldo do të kishte qëndruar në Madrid. CR7 dhe Messi duhet të jenë 6-6 në këtë renditje speciale", ka përfunduar Futre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat