Abedin Zeka: U pa kush është mafia e futbollit, unë s’kam arsye të investojë më!

Futboll

Abedin Zeka: U pa kush është mafia e futbollit, unë s’kam arsye të investojë më!

Më: 27 janar 2020 Në ora: 19:53
Abedin Zeka

Kryetari i klubit të Trepçës 89′, Abedin Zeka është shprehur shumë i nervozuar pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Zgjedhor të FFK’së.

FFK ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor me ç’rast u zgjodhën anëtarët e rinj të Kuvendit, Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Jovic, Xhelal Broja, Mirsad Çollaku, Naser Ajeti, Iljaz Mjaku, Vjollca Krasniqi, Flamur Bunjaku, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura.

Megjithatë – ky Kuvend nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi delegatërt kishin përplasje me krerët e FFK’së, më saktësisht me kryetarin Agim Ademi, pasi ky i fundit dëshiroi të kërkonte votbesim, gjë e cila nuk ishte në pikat e rendit të ditës.

Tahir Batatina, Abedin Zeka dhe Arsim Kabashi ishin ndër më të zëshmit – pasi investitorët e klubeve të Superligës kërkonin që ata të ishin anëtar të KE dhe jo persona që nuk kanë dhënë asgjë për futbollin, por veç kanë marrë (gjithnjë sipas tyre)

Abedin Zeka në një prononcim tha se ajo çfarë ndodhi sot ishte diçka e turpshme.

“Ne nuk lypëm asgjë më shumë se atë çfarë e thotë rregullorja, ne kërkuar ta sqarojmë atë interes të konfliktit, ne kërkuam largimin e 12-13 personave që marrin pagë prej Federatës, ne gjithashtu dëshiruam të bëjmë ndryshime statutare, nuk kërkuar të ndrrojmë as Presidentin – as kurgjo tjetër. Neve na kanë përça – na kanë quajtur edhe matrapaza, na kanë thënë mafia nëntokësore – sot u pa kush është mafia, a janë klubet apo ata të cilët i morën detyrat. U numërojshin edhe gazetarët – veç u munojshin me bo vota sa ma shumë. Nëse i ktheni xhirimet – është shumë e qartë se me 28 persona ndalet, por tani e rriten në 34, tani “jo paska qenë edhe dikush n’banjo” 36, “jo paska ardhë edhe njo prej shtëpijee, 37″. Ne nuk jemi aspak të kënaqur me këta”, tha fillimisht Zeka.

Më pas, Zeka theksoi se interesi i FFK’së është që t’i përçajë klubet e futbollit në Kosovvë.

“Këta kanë interes veç me na përça neve klubeve – mos me mujt na kryetarët e klubeve mos m’u taku kurrë bashkë. Ai njeri i cili merr pagë prej atij organi s’mund të jetë i barabartë me mua, ajo është shumë e besueshme se ato 13 vota që e dijmë ne janë gjithmonë në favor të atij kryetari. Ka aty edhe njerëz që e ka krejt familjen e punësune, është kryetari i Regjionit të Prishtinës, i cili është vet, e ka gruan të punësuar, djalin dhe vëlluan, gjithashtu edhe familja Hasani, që është vet (Përparimi), vëllau dhe çika. Çka me fol ma shumë? Ku bëhet ai me neve, kur ata s’japin pare për futboll – por marrin prej futbollit”, vazhdoi Zeka.

Në fund, kryetari i Trepçës 89′, “Beki” theksoi se s’ka më motiv të dhurojë për futbollin e Kosovës – pasi nuk po ka drejtësi.

“Nuk shoh unë arsye që kur të shkojë unë tek familja ime të cilët më kanë përkrah me mish e me shpirt – për me vazhdu me investu. Me gjasë familjarët e mij kanë me qenë kundër investimeve të mia në futboll – por jo veç unë, po edhe disa klubeve, pasi nuk ka drejtësi – e as kurgjo. Dikujt po i konvenon me qenë kryetar me çdo kusht, dikush me qenë në KE me çdo kusht. Ma gjeni një njeri që është Komitetin Ekzekutiv që po investon për futboll, unë sot japi dorëheqje prej klubit tem. Me siguri që s’do të ka investime, sepse s’janë të kënaqur asnjë donatorë. Unë duhet me dal “si lyps” për me ia bo pagat futbollistëve, për me çu futbollin sa ma mirë. Unë jam i habitshëm dhe i çuditshëm me këto veprime që i kanë bo. Ne kemi kërkuar takim me kryetarin para 1 muj dite, na ka prit veç sekretari – ai ka punuar me këta njerëz që i ka marrë në Katar – kështu që s’di çka me fol ma shumë. E patë ku qëndroi Superliga dhe ku Ligat tjera”, përfundoi Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat