Barcelona prish planet e Romës në momentet e fundit – ka një kusht që pengon transferimin e Perez

Futboll

Barcelona prish planet e Romës në momentet e fundit – ka një kusht që pengon transferimin e Perez

Më: 27 janar 2020 Në ora: 21:39
Carles Perez

Barcelona është gati që të prish planet e skuadrës së Romës, për transferimin e Carles Perez.

Sot është raportuar se Perez do të udhëtojë nesër drejt Romës, për të kompletuar testet mjekësore, para nënshkrimit të marrëveshjes me Romën.

Por, raportime nga ‘Sport’ flasin për një komplikim të mundshëm të situates, që rrjedh nga skuadra e Barcelonës.

Barca i ka thënë agjentit të lojtarit se nuk janë gati të mbyllin marrëveshje me Romën, nëse nuk përfshihet në klauzolë mundësia për blerje-mbrapsht.

Skuadra ka bërë të ditur se nuk e kanë problem ta mbajnë lojtarin, edhe nëse Roma refuzon një marrëveshje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat