Barcelona konfirmon dëmtimin e portierit, Neto

Futboll

Barcelona konfirmon dëmtimin e portierit, Neto

Më: 28 janar 2020 Në ora: 00:41
Neto

Barcelona ka konfirmuar se portieri i tyre brazilian, Neto, pësoi një dëmtim në këmbën Copa del Rey kundër Ibiza mbrëmë.

Portieri u dëmtua në pjesën e dytë të ndeshjes – por luajti përmes dhimbjes për të përfunduar takimin.

Pasi iu bënë skanime dhe teste mjekësore portierit, klubi konfirmoi që Neto ka dëmtuar këmbën.

Nuk është dhënë asnjë afat kohor për rikuperimin e tij, por ai do ta humbë ndeshjen kundër Valencisë në Mestalla të shtunën.

Inaki Pena mund ta zë vendin e tij… në pankinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat