Wijnaldum befason të gjithë, ja çka thotë për të ardhmen

Futboll

Wijnaldum befason të gjithë, ja çka thotë për të ardhmen

Më: 28 janar 2020 Në ora: 08:28
Georginio Wijnaldum

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum thotë se ai nuk do të nxitohet të vendosë të ardhmen e tij në ‘Anfield’, dhe as nuk do të përjashtojë një largim të mundshëm – por holandezi pranon se e konsideron klubin “si shtëpi”.

Holandezi është në sezonin e tij të katërt në Merseyside, pasi u bashkua në vitin 2016 nga Newcastle United, për ta vendosur veten si një nga më të mirët në pozicionin e tij në botë.

Wijnaldum ka qenë shtyllë kryesore në formën mbresëlënëse të Jurgen Klopp që nga ardhja e tij, por e ardhmja e tij afatgjatë mbetet e dyshimtë me kontratën e tij që skadon vitin e ardhshëm.

“Çfarë do të doja? Është e vështirë të thuhet”, tha ai për Sky Sports News. “Kjo gjë varet nga ajo që klubi dëshiron dhe si është situata në atë kohë. Do të shohim. [Anfield], është si shtëpia ime”.

“Unë jam vetëm duke u përqëndruar në sukseset e këtij sezoni me një fund të mbarë dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën po mendoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat