Tifozët e Man City e kritikojnë ashpër Guardiolan

Futboll

Tifozët e Man City e kritikojnë ashpër Guardiolan

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:03
Pep Guardiola

Klubi i tifozëve zyrtarë të Manchester City kanë mbrojtur besnikërinë e tyre pas kritikave të Pep Guardiola ndaj tifozëve të tij pas fitores të së dielës në Kupën e FA ndaj Fulham.

Menaxheri i Cityt pyeti pse nuk kishte më shumë kërkesa për ndeshjen e raundit të katërt, transmetuar drejtpërdrejt në BBC, që kishte të pranishëm 39.223 tifozë – pjesëmarrja e tretë më e lartë e fundjavës.

Guardiola u la i befasuar nga Etihad duke mos qenë në kapacitetin e plotë, dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje përpara gjysmëfinales të së mërkurës në Carabao Cup kundër Manchester United.

“Unë u zhgënjeva dhe nuk e di çfarë Pep po përpiqet të arrijë”, tha Parker. ‘’Ai po i bashkohet kritikëve të “Emptyhad”. Me të vërtetë kjo më mërzit”.

‘’Ndjehemi të kritikuar në mënyrë të padrejtë nga klubet e tjera, kështu që menaxheri ynë të bëjë një vështrim edhe tek ne, e bën atë edhe më keq. Unë do të sugjeroj që ai nuk është në kontakt me realitetin financiar me të cilin përballen tifozët e futbollit”.

‘’Pep duhet të pranojë që ky është një grup i përkrahësve të klasës punëtore që shpenzojnë shumë para për futbollin, kështu që mos na kritikoni për këtë”, tha njëra nga kryesuesit e tifozëve të klubit të Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat