Courtois: S’ka më mirë sesa të fitosh me Real Madridin

Futboll

Courtois: S’ka më mirë sesa të fitosh me Real Madridin

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:24
Portieri Thibaut Courtois

Portieri Thibaut Courtois i ka dy tituj të Premierligës të fituar në karrierën e tij me Chelsean, mirëpo belgu thotë se asgjë s’është më mirë sesa të fitojë me Real Madridin.

27-vjeçari ka shijuar suksese në Kupën e Botës për Klube dhe në Superkupë, që kur është transferuar në Real Madrid, në vitin 2018. Mirëpo, ai është ende në pritje të ndonjë trofeu madhor evropian që kur u kthye në kryeqytetin spanjoll.

Gjatë periudhës së tij si i huazuar në Atletico Madrid mes viteve 2011-2014, ai fitoi tituj të La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Evropës, përderisa e arriti edhe finalen e Ligës së Kampionëve.

Plani i tij është t’i arrijë këto suksese edhe me Real Madridin, pasi që ai e bën të qartë se është duke e jetuar ëndrrën e tij në Santiago Bernabeu.

“Të jesh lojtar i Real Madridit është shumë e rëndësishme. Gjithçka është e rëndësishme këtu – çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore”, ka thënë belgu, në një intervistë të dhënë për Real Madrid TV.

“Këtu kemi më shumë presion dhe duhet të dimë se si ta përballojmë atë. Unë me të vërtetë dua të luftoj për t’i fituar titujt e Ligës së Kampionëve dhe La Ligës. S’ka më mirë sesa fitoret me Real Madridin”.

“Në Real Madrid, nuk mund të pushosh asnjëherë, s’je asnjëherë i qetë. Kur e vesh këtë fanellë, ti e di presionin që vjen me të, kjo është arsyeja pse klubi ka kaq shumë tituj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat