Arteta konfirmon: Jemi në treg për një ose dy përforcime

Futboll

Arteta konfirmon: Jemi në treg për një ose dy përforcime

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:11
Mikel Arteta

Mikel Arteta konfirmon se Arsenali është ‘në treg për një ose dy transferime’ në afatin kalimtar të janarit.

Shkodran Mustafi është duke u përballur me një lëndim të rëndë, pasi doli barelë kundër Bournemouth të hënën në mbrëmje.

Ata tashmë kanë në infermieri edhe tre mbrojtës: Calum Chambers, Kieran Tierney dhe Sead Kolasinac.

“Ne jemi në treg, klubi po mundohet të lehtësojë një ose dy transferime me burimet që kemi”, i tha ai BT Sport.

“Unë e dua Auban këtu 100 për qind dhe mezi pres që të kthehet nga pezullimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat