Derbi i kësaj jave zhvillohet në Rahovec

Futboll

Derbi i kësaj jave zhvillohet në Rahovec

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Në mesjavë do të zhvillohet do të zhvillohet xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet të mërkurën në Rahovec, ku Vreshtarët e presin Bashkimin.

Rahoveci është lider i renditjes me 35 pikë apo 15 fitore dhe pesë humbje, kurse Bashkimi ndodhet në vendin e pestë me 31 pikë ose 12 fitore dhe shtatë humbje. 

Takimi në palestrën “Mizahir Isma” pritet të jetë shumë interesant.Sfida e parë e javës së 23-të do të zhvillohet në mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës. 

Prizrenasit kanë 12 fitore dhe tetë humbje, derisa mitrovicasit katër fitore dhe 13 humbje.

Të enjten Peja e pret Lipjanin në një ballafaqim ku pejanët shihen favoritë, por fitorja e vështirë në fundjavë ndaj Feronikelit, do të bëjë që Verdhezinjtë të jenë më të kujdesshëm. Peja ka 11 fitore dhe tetë humbje, derisa Lipjani një fitore dhe 19 humbje.

Ndeshja e fundit do të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Feronikelit. Prishtinasit nga 19 ndeshje kanë 14 fitore dhe pesë humbje, derisa skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 15 humbje nga 20 përballje në Superligë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat