Interi prezanton Christian Eriksenin

Futboll

Interi prezanton Christian Eriksenin

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:44
Interi prezanton Christian Eriksenin

Interi ka prezantuar përforcimin e madh nga Premierliga, danezin Christian Eriksen.

Klubi zikaltër ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mesfushorin danez, që i bashkohet klubit në kontratë afatgjate.

Eriksen, 27-vjeçar, është transferuar nga Tottenhami dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të 2024-ës.

Ylli danez është njëri prej disa lojtarëve që Interi ka transferuar nga Prermierliga këtë sezon, si Alexis Sanchez, Romelu Lukaku, e Ashley Young.

Erikseni është ylli më i madh i Kombëtares daneze, me të cilën ka bërë 95 paraqitje dhe ka shënuar 31 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat