Igumanoviq përforcon Lirinë

Futboll

Igumanoviq përforcon Lirinë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:26
Igumanoviq përforcon Lirinë

Skuadra e futbollit Liria nga Prizreni, që synon rikthimin në elitë, përforcon radhët e saja.
“Blazho Igumanoviq, që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka nënshkruar për ‘bardhezinjtë’.

Ai, ka një karrierë të begatë me skuadrat malazeze si: Zeta, Rudar, Sutjeska, Titograd dhe së fundi Buduçnosti. Po ashtu, ka luajtur dhe në Kazakistan (Astana), ku ka dal kampion, pastaj në Poloni (Zavish) e Bullgari (Montana). Igumanoviq, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares malazeze për 24 herë radhazi.

Ndërsa, në vitin 2013 ishte zgjedhur lojtar i vitit në shtetin fqinj. Gjatë karrierës në klubet malazeze, ka dy tituj kampioni dhe dy kupa”, njofton Durak Thaçi, zëdhënës i FC Liria.

“Jam i kënaqur me kushtet, pritjen e bashkëlojtarëve. Jasmini (Jasmin Muhoviq, lojtar aktual i Lirisë) më ka folur shumë mirë për njerëzit, qytetin dhe gjithçka. Pres që të kemi sa më shumë sukses, ftoj tifozët që bashkarisht të arrijmë suksesin drejt Superligës.

Këtë e meriton ky qytet i bukur’, ka thënë Igumanoviq, të martën, pas arritjes së marrëveshjes. “Besojmë në përvojën e tij të madhe. Ai, ka një karrierë që Liria mund të përfitojë shumë nga angazhimi tij”, ka thënë kryetrajneri, Skënder Shengyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat