Zyrtare: Napoli e transferon Politanon nga Interi

Futboll

Zyrtare: Napoli e transferon Politanon nga Interi

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:30
Matteo Politano

Napoli edhe zyrtarisht e ka transferuar Matteo Politanon nga Interi, në një marrëveshje huazimi 18-mujor me detyrim për ta blerë përfundimisht.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, njoftoi në rrjetet sociale për transferimin e anësorit italian, pas arritjes së marrëveshjes me Interin.

Napoli do t’ia paguajë Interit 2.5 milionë euro për ta mbajtur Politanon në huazim për 18 muajt e ardhshëm dhe do të jetë i detyruar ta blejë atë për 19 milionë euro plus 2 milionë të tjera bonuse në përfundim të huazimit.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 21 në klubin napolitan dhe do të marrë pagë vjetore 2.2 milionë euro.

“Jam i lumtur dhe i gatshëm për aventurën e mrekullueshme në një qytet kaq të bukur me shumë tifozë. Mezi pres të zbres në fushë duke bartur këto ngjyra”, tha Politano pas transferimit në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat