Eriksen flet si zikaltër

Futboll

Eriksen flet si zikaltër

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:49
Eriksen flet si zikaltër

Kristian Eriksen u zyrtarizua ditën e sotme si lojtari më i ri i Interit, teksa është një përforcim shumë i rëndësishëm për Konten në repartin e mesfushës.

Menjëherë pas zyrtarizimit dhe prezantimit, danezi ka folur fjalët e para si zikaltër ku është shfaqur shumë i lumtur për këtë aventurë që do të nisë. “Jam shumë i emocionuar dhe mezi po pres të shikoj tifozët. Tashmë kam pasur mundësinë të ndjej ngrohtësinë e tyre. Mu bë një pritje fantastike.

Ndihem  shumë mirë këtu. Statistikat me Totenhemin? Sinqerisht unë nuk jam një person që kujdesem për numrat, por unë shikoj se çfarë thonë njerëzit për mua dhe kam kuptuar se bëra shumë mirë në Angli. 

Tani ka ardhur koha të nis një sfidë të re, teksa jam shumë i lumtur që do të luaj në këtë kampionat dhe më një klub të shkëlqyer si Interi.”, u shpreh Eriksen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat