Dita e Guardiolës për të buzëqeshur, sulmuesi rikthehet pas ferrit të kaluar

Futboll

Dita e Guardiolës për të buzëqeshur, sulmuesi rikthehet pas ferrit të kaluar

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:47
Pep Guardiola

Trajneri Pep Guardiola nuk ka patur shumë arsye për të buzëqeshur në këtë periudhë, pasi diferenca me Liverpoolin në kampionat është e frikshme, megjithatë më në fund tekniku spanjoll mori një lajm të mirë. Lorey Sane është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën. 

Gjermani nuk ka luajtur aspak këtë sezon, pasi është dëmtuar në miqësoret e gushtit. Ai u operua dhe qëndroi për gjashtë muaj jashtë fushave. Momenti i tij duket se ka ardhur dhe më në fund do të marrë minutat e para për këtë sezon. 

Faza e rikuperimit ka shkuar mirë dhe Sane po merr ngarkesë të plotë me pjesën tjetër të skuadrës. Trajneri Guardiola mund ta grumbullojë që në ndeshjen e radhës për ta përfshirë në atmosferën e kampionatit dhe do ta rikthejë gradualisht në fushë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat