Morina vishet bardhekaltër

Futboll

Morina vishet bardhekaltër

Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:53
Morina vishet bardhekaltër

Familjes bardhekaltër të KF Llapit nga dita e sotme i është bashkangjitur edhe mesfushori i mirënjohur, Albutrint Morina.

Për gjatë dy edicioneve të kaluara tek Feronikeli, veçanërisht në edicionin 2018/19 Morina ishte ndër protagonistët kryesor në shpalljen kampion.

“Albutrint Morina, 26 vjeç, i lindur më 20.02.1993 në Gjakovë është mesfushor me tipare ofanzive dhe mund të luaj edhe si mesfushor defanziv. Fillet e karrierës i ka pasur tek KF Vëllaznimi, kurse në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e kampionit aktual, Feronikelit.

Pas mbylli marrëveshjen me Feronikelin si kampion, Albutrint Morina nga dita e sotme fillon një aventurë të re dhe ka nënshkruan për 2 vite e gjysmë me KF Llapin dhe për të shtuar cilësitë në radhët e klubit!”,  njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat