Miqësore: Prishtina - Chertanovo 1:4.
Prishtina sot ka pësuar humbjen e parë në përgatitjet e Antalyas. Megjithëse me gjykim jo aq të saktë të gjyqtarëve polak dhe dueleve të forta fizike, fitorja e skuadrës ruse ishte më se e merituar.
Skuadër kjo që përveç tre futbollistëve, të gjithë të tjerët vinin nga Akademia e tyre dhe kryesisht të gjithë me të kaluar reprezentative në grupmoshat e Kombëtares ruse.
Prishtina shpejtë pësoi dy gola, me dy gabime, nga penalltia (3' Egor Rudkovskiy) dhe vonesës në mbulim pas ndërprerjes (15' sërish Rudkovskiy).
Pas disavantazhit, Prishtina u këndell dhe po atakonte portën kundërshtare, ndërsa ia arriti të ngushte epërsinë me golin e Ahmed Januzit pas asistimit të Meriton Korenicës (43').