Batatina paralajmëron me të keqen për futbollin e Kosovës!

Futboll

Batatina paralajmëron me të keqen për futbollin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:22
Batatina paralajmëron me të keqen për futbollin e Kosovës!

Të hënën që e lamë pas u mbajt Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ku ka pasur pakënaqësi e tensione të mëdha mes disa delegatëve me krerët e FFK-së. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë të vendosur, o do të ndryshohet statuti o kështu nuk do të shkojë më.

“Nëse vazhdon kështu kjo udhëheqje dhe ky komitet i paligjshëm për skuadrat e 80% të Superligës, futbolli po shkon drejt shkatërrimit dhe marrjes se një kahje të padëshiruar për të gjithë ne që jemi direkt në futboll”, tha Batatina.

A ka rrezik të bojkotohet kampionati?

“Po, nëse FFK nuk merr masa ta anulojë kuvendin e mbajtur dhe të kthehemi nga pika zero dhe të ndryshohet statuti 99% 7 skuadra të Superligës dhe 9 skuadra të ligës së parë nuk do ta vazhdojnë kampionatin pranveror”, paralajmëron Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat