Arrihet marrëveshja, Fernandes në Manchester United për 55 milionë euro

Futboll

Arrihet marrëveshja, Fernandes në Manchester United për 55 milionë euro

Më: 28 janar 2020 Në ora: 21:12
Bruno Fernandes

Manchester United ka arritur marrëveshje për blerjen e mesfushorit të Sporting, Bruno Fernandes, për një shumë prej 55 milionë euro.

Goal raporton se palët shënuan përparim në bisedime gjatë takimit të së martës dhe se marrëveshja është buzë finalizimit para mbylljes së afatit kalimtar dimëror këtë të premte.

Unitedi mund t’i paguajë deri në 80 milionë euro për përfaqësuesin portugez, pasi palët janë pajtuar për një numër shtesë klauzolash në marrëveshjen për transferimin e tij.

Mësohet se 10 milionë euro bonuse pritet të arrihen shumë lehtë, ndërsa 15 milionë të tjera vështirë të arritshme.

Sportingu kishte këmbëngulur duke kërkuar 80 milionë euro për të, por Unitedi pranoi t’i ofrojë vetëm 55 milionë euro fillimisht dhe 25 të tjera bonuse.

Bonuset përfshijnë kushtet që 25-vjeçari ta fitojë Topin e Artë dhe Djajtë e kuq ta fitojnë Premierligën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat