Flamurtari, klubi i radhës nga Kosova në Turqi

Futboll

Flamurtari, klubi i radhës nga Kosova në Turqi

Më: 28 janar 2020 Në ora: 23:15
Flamurtari

KF Flamurtari fazën përgatitore për pjesën e dytë të kampionatit do ta vazhdojë në Turqi.

Flamurtari ka udhëtuar për në Antalia, vend në të cilin do t’i zhvillojë disa ndeshje miqësore.

Klubi nga kryeqyteti këtë sezon e nisi me trajnerin Artim Shaqiri, pastaj e shkarkuan duke e zëvendësuar me Sunaj Keqi. Më pas e zyrtarizuan Bylbyl Sokolin, por pas një javë ai u largua, duke u kthyer Keqi edhe njëherë si trajner i kuqezinjve.

Pas 17-të xhirosh, ‘Armata Kuq e Zi’ numëron 19 pikë, katër më pak se pozita që siguron mbetjen në elitë.

Kurse, kjo skuadër deri më tani ka prezantuar gjashtë futbollist: Valdo Zeqaj, Altin Lloga, Arber Mustafa, Bashkim Shala, Donart Hasanaj, Lubomir Gucev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat