Batatina: Nuk e njohim Komitetit Ekzekutiv, do ta lajmërojmë edhe presidentin e shtetit

Futboll

Batatina: Nuk e njohim Komitetit Ekzekutiv, do ta lajmërojmë edhe presidentin e shtetit

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:13
Tahir Batatina

Kuvendi zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv i mbajtur ditë më parë kaloi me shumë zhurmë e tensione.

Situata u tensionua në momentin kur kryetari i FFK-së, Agim Ademi kërkoi votëbesim për mandatin e tij, si dhe kërkoi që të unifikoi mandatin e tij me mandatin e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Tahir Batatina dhe Abedin Zeka ishin dy më të zëshmit, të cilët kundërshtuan një gjë të tillë, duke u shprehur se Ademi është duke bërë shkelje të madhe të statutit të FFK-së.

Kanë kaluar 2 ditë, deri nga mbajtja e këtij kuvendi, dhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ende akuzon krerët e FFK-së, për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Batatina në një intervistë u shpreh se ka mundësi të madhe që 7 klube të Superligës të tërhiqen nga garat.

“Po mundësia më e madhe është të mos fillojmë në këtë kampionat, nëse FFK nuk ndryshon statutin dhe në Komitetit nuk janë të pranishëm njerëzit e klubeve. Nuk do të vazhdojmë në kampionat dhe njerëzit jo legjitim në Komitetit Ekzekutiv nuk mund të na përfaqësojnë ne si klube”, tha fillimisht Batatina.

Batatina deklaroi se në një të ardhmen shumë të shkurtër, do të dalin me një njoftim klubet e Superligës si dhe tregoi se do ta njoftojnë edhe presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

“Këtë javë do të takohemi së bashku do ta njoftojmë publikun dhe Federatën, FIFA-n, UEFA-n, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, një shkresë do të ia dërgojmë edhe presidentit të shtetit, ku do të i bëjmë me dije se pse nuk do të marrim pjesë në kampionatin shtetëror”, përfundoi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat