Berisha pranë kalimit te skuadra gjermane

Futboll

Berisha pranë kalimit te skuadra gjermane

Më: 29 janar 2020 Në ora: 10:28
Berisha pranë kalimit te skuadra gjermane

Valon Berisha është shumë pranë kalimit në Bundesligë. Lojtari pritet të largohet nga Lacio dhe tashmë e ardhmja e tij do të jetë në Gjermani.

Siç “Tuttomercato.web” bën me dije, mesfushori duket se është pranë marrëveshjes me Fortuna Dyseldorfin.

Mesfushorit shqiptar i skadon kontrata në vitin 2023 me Lacion dhe skuadra gjermane kërkon që të huazojë lojtarin dhe në fund të sezonit të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.

Orët e ardhshme do të jenë deçizive për këtë marrëveshje, që siç raportohet në Itali me shumë mundësi do të arrihet dhe së shpejti do lojtari do kalojë vizitat mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat