Agjenti i Thiago Silvas e konfirmon: Largimi nga PSG-ja, i mundshëm

Futboll

Agjenti i Thiago Silvas e konfirmon: Largimi nga PSG-ja, i mundshëm

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:24
Thiago Silva

Kapiteni i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, mund të largohet nga kampioni në fuqi i Francës si transferim i lirë gjatë kësaj vere. Këtë gjë e ka bërë të ditur agjenti i lojtarët, pasi që klubi francez ende s’i ka hapur negociatat për një rinovim të kontratës me brazilianin.

Thiago Silva, i cili ka qenë pjesë e PSG-së që nga viti 2012, mbetet lojtar kyç në planet e trajnerit Thomas Tuchel për këtë sezon, pasi që i ka bërë 19 paraqitje nga gjithsej 21 ndeshjet e Ligue 1 këtë sezon – dhe gjithsej 26 paraqitje në të gjitha garat.

PSG-së nuk i është bërë asnjë ofertë për transferimin e 35-vjeçarit dhe agjenti i tij, Paulo Tonietto, e ka pranuar se përderisa lojtari është për momentin i përqendruar vetëm te PSG-ja, një transferim mund të ndodhë gjatë verës.

“Jo, për momentin nuk jemi në negociata me Paris Saint-Germainin. Ai ka pranuar disa oferta nga jashtë klubit, mirëpo unë nuk do të flasë me klube të tjera për shkak se prioriteti i Thiagos është të qëndrojë në PSG”, ka thënë Tonietto.

Në media është spekuluar se braziliani është i gatshëm të kthehet në vendlindje, pasi ishte larguar nga Fluminuese për t’iu bashkuar Milanit në vitin 2009. Megjithatë, Tonieto refuzoi të përmendë ndonjë klub të interesuar, duke insistuar se qëndrimi në PSG është prioritet.

“Futbolli është shumë dinamik. Por, për momentin, prioriteti ynë është qëndrimi në PSG. Ne do ta presim PSG-në. Nëse ata s’na i bëjnë ndonjë ofertë, është e qartë se ne do të dëgjojmë oferta nga klubet e tjera”.

Silva për momentin është në krye të listës së lojtarëve me më së shumti paraqitje për klubin francez – dhe i shtati në listën e të gjitha kohëve – me 16 gola të shënuara në 306 paraqitjet e tij për klubin e Ligue 1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat