Mesfushori i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes do të transferohet në Manchester United.
Bruno Fernandes do të jetë futbollist i ri i Manchester United.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se “Red Devils” kanë arritur marrëveshje me Sporting Lisbonën për transferimin e mesfushorit, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Reprezentuesi portugez do të nënshkruajë me klubin nga Old Trafford në transferim me vlerë prej 55 milionë euro dhe 25 milionë euro të tjera në bonuse.
Fernandes gjatë ditës së nesërme do të mbërrijë për teste mjekësore në Manchester United.