Rodrigo: Historia e një tjetër transferimi të dështuar të Barcelonës

Futboll

Rodrigo: Historia e një tjetër transferimi të dështuar të Barcelonës

Më: 29 janar 2020 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Dështimi i Barcelonës për ta transferuar Rodrigo Morenon është vetëm episodi i fundit në serinë e tentimeve për transferim që kanë përfunduar pa sukses për klubin katalonas, gjatë sezoneve të fundit.

Transferimi i Rodrigo Morenos pritej të ishte i vetmi për blaugranët gjatë këtij afati kalimtar të janarit, mirëpo dështimi i negociatave i ka lënë drejtuesit në Camp Nou të zemëruar, shkruan Marca.

Rodrigo dukej se ishte me njërën këmbë në skuadrën e trajnerit Quique Setien, mirëpo Valencia luftoi për sulmuesin e vet, i cili tani është vendosur se do të qëndrojë në Mestalla.

Gjatë neogicatave me agjentin Jorge Mendes u përmend edhe emri i Bruno Fernandesit, edhe pse ai tani duket se është shumë afër kompletimit të transferimit nga Sporting Lisbona në Manchester United.

Vendimi i Josep Maria Bartomeut për ta bërë publik çdo hap të klubit është cilësuar gjithashtu i çuditshëm, pasi që planet e klubit katalonas kanë tendencë të dalin nëpër media para se të bëhet ndonjë hap konkret për realizmin e tyre.

Është sikur ta kemi parë këtë film edhe më parë.

Kjo gjendje e klubit u bë më se e qartë kur Ernesto Valverde ishte afër shkarkimit dhe ata tentuan ta bindin Xavi Hernandezin ta marrë rolin e trajnerit të klubit.

Edhe verën e kaluar kur klubi tentoi ta kthejë Neymarin në Camp Nou, çdo hap i tyre dhe çdo udhëtim i tyre në Paris bëhej menjëherë i ditur për publikun.

Por, Neymari mbeti në Paris, ashtu siç ndodhi edhe me Marco Verratin para tij.

Edhe transferimi i Antoine Griezmann zgjati më shumë sesa do të kishin dashur drejtuesit e Barcelonës, pasi francezi fillimisht e kishte publikuar një dokumentar për ta lajmëruar vendimin e tij për ta refuzuar Barcelonën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat